3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kritikoi Vjosa Osmanin, ish-këshilltar i Albin Kurtit pyet Isa Mustafën: A shkon edhe me PDK-në, edhe me Ibrahim Rugovën?

Rekomandime

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pas deklaratës së tij kundër Vjosa Osmanit.

Mustafa i ka thënë Osmanit se nuk shkon edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe me Ibrahim Rugovën, duke komentuar vendosjen e flamurit dardan në oborrin e Presidencës së Kosovës.

- Advertisement -

E Gashi e ka pyetur Mustafën, se a shkon edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, edhe me Rugovën, përcjell Bota sot.

“Isa Mustafa i paska thënë Vjosa Osmanit: Nuk shkon edhe me VV-në, edhe me Ibrahim Rugovën. E, edhe me PDK-në, edhe me Ibrahim Rugovën, shkon a?”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit