Këngëtarja Shkurte Gashi u bë nënë pak ditë më parë.
Në një privatësi të plotë ajo kaloi këtë moment dhe gjithë shtatzëninë.
Por, sekret mbeti edhe partneri i këngëtares i cili mesa duket është zbuluar.
Kjo lihet të kuptohet nga një repost i bërë nga Lum Salihu, djali i këngëtares Shyhrete Behluli që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, djalit të këngëtares.
Personi që ka ndarë buqetën në InstaStory është pikërisht partneri i këngëtares i cili quhet Albert. Të njëjtën gjë e konfirmojnë edhe burimet e emisionit Prive.
Lidhja e tyre ka tash e disa kohë por gjithmonë larg syrit të publikut./Prive.al