-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Parashikimi i Bill Gates për përfundimin e pandemisë dhe rikthimin e normalitetit

Rekomandime

Ka kaluar më shumë se një vit që kur infektimi i parë me koronavirus në botë u raportua.

Kjo ndodhi në Wuhan të Kinës dhe që atëherë, virusi i Sars-Cov 2, është përhapur nëpër botë duke marrë 1.7 milionë jetë njerëzish. Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

- Advertisement -

Në fakt, shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikrochipe tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit.

Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.

Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende.

- Advertisement -

Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë.

Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte.

- Advertisement -

Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.

Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt.

Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit