Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj ka publikuar një foto me ish zv/kryeministrin e Haki Abazi dhe disa aktivistë të diasporës në Amerikë.
Demiraj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se temë e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në Kososovë.
Ai ka thënë se fitorja e Albin Kurtit në Kosovë së shpejti do të sjellë një standart të ri qeverisje në trojet shqiptare.
“Luftë pa tolerancë ndaj korrupsionit, qeverisje me njerëz te rinj e të shkolluar në perëndim, bashkëpunim të ngushtë me diasporën dhe mbi të gjitha dedikim maksimal për çështjen kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Me ish zv/kryeministrin e Vetëvendosjes z.Haki Abazi dhe aktivistin e shquar të Diasporës në Amerikë zotin Haxhi Dauti.
Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë së shpejti do të sjellë një standart të ri qeverisje në trojet Shqiptare.
Luftë pa tolerancë ndaj korrupsionit, qeverisje me njerëz te rinj e të shkolluar në perëndim, bashkëpunim të ngushtë me diasporën dhe mbi të gjitha dedikim maksimal për çështjen kombëtare.
Kjo fitore do t’i prijë fitores historike të opozitës në Shqiperi dhe largimit të bandës së Rilindjes.
Shqiptarët nuk janë të varfer…janë tē vjedhur. Nuk duhet humbur shansi për ndryshim.
D.D. New York.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4169703423044153&id=1002436719770855