Këngëtarja e famshme kosovare, Shkurte Fejza ka analizuar vitim që po e lëmë pas.
Bilbili i këngës shqipe ka vlerësuar se viti 2020 ishte i rëndë dhe uron që një i tillë mos të përsëritet.
Shkurtja ka përmendur edhe disa ngjarje politike në vend gjatë këtij viti duke dhënë edhe kritika.
“Iku edhe ky vit, dhe të gjithë kemi dilema si ta quajmë. Vit i RENDE apo i MBRAPSHTE.
Gjatë këtij viti u ndanë nga ne për të shkuar në amshim shumë artiste të cilët lane gjurmë të thella në kulturën tone.
Pandemia na pllakosi si shoqëri dhe mori shumë viktima, pra të dashurit tanë e në mesin e atyre edhe shumë mjek e personel mjeksorë të cilët e sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Shkoj viti me frikë dhe stres që nganjëherë na e kujton edhe kohën e luftës për liri me pasojat e saja kur edhe pas 20 vite njerëzit tanë ende i kërkojnë familjarët e zhdukur.
Nga ana tjetër klasa politike kosovare as këtë vit nuk lë pa na dëshpruar për shumëçka. Edhe në këso situate bëhen zgjedhje, emrime shkarkime të qeverive. Kuvendi me deputetët e zgjedhur nuk arrinë një unitet të domosdoshëm nacional për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Gjykata speciale me aktakusa do të vazhdon të krijon edhe mëtutje përqarje dhe kaos në realitetin kosovar. Ky vit kaloj pa pranverë e verë sepse as gyrbetqarët nuk erdhën të çmallen me të dashurit e tyre.
Nuk pat dasma e gëzime ku martohen të rinjtë dhe përtërihet jeta por edhe lulëzon vendi dhe ekonomia e cila këtë vit është goditur rëndë dhe pasojat do të reflektohen në të gjitha sferat e jetës
.Ne këngëtarët mund ta quajmë edhe VITI ZERO sepse u anuluan të gjitha aktivitetet dhe si rrjedhojë kemi pasojat e zero punë dhe zero të ardhura për një vit të tërë.
Të gjitha këto e rënduan jetën tonë Çka me i thënë këtij viti, vetem: Shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj Gëzuar gjithmonë me Ju”, shkruan Shkurte Fejza në Facebook.