2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Turqia merr komandën e forcës kryesore të NATO-s në 2021

Rekomandime

NATO ka bërë të ditur se Turqia nga 1 janari i vitit 2021 do të marrë komandën e forcës së gatishmërisë së lartë të Aleancës.

- Advertisement -

“Ushtria turke të premten do të marrë drejtimin e Task-Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë (VJTF), duke vendosur mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia merr përsipër këtë forcë nga Polonia, e cila siguroi thelbin e forcës në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në VJTF, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4.200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6.400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Më tej, NATO theksoi “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e saj të kërkesave logjistike dhe municionit”.

- Advertisement -

“Modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave anti-tank janë caktuar për forcën”, shtoi NATO.

VJTF u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet de-stabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit