7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Shenjë e pjekurisë”/ Media gjermane: Ai që e udhëhoqi rrëzimin e Kurtit, po përballet në Hagë për krime lufte

Rekomandime

Pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, parlamenti duhet të shpërndahet dhe të caktohen zgjedhje të reja. Por ajo që duket si kaos i ripërtërirë është gjithashtu një shenjë e funksionimit të institucioneve, shkruan mediumi gjerman, “Suddeutsche.de”.

- Advertisement -

Albin Kurti, ish kryeministri i Kosovës i cili u rrëzua në pranverë, po përgatitet të kthehet në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese e vendit hapi rrugën për zgjedhjet e reja. Pak para Krishtlindjes, gjykatësit kishin deklaruar të pavlefshëm zgjedhjen e pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hoti. Ekonomisti konservator ishte zgjedhur si kryeministri i ri në qershor me një shumicë parlamentare të ngushtë; 61 nga 120 deputetë votuan për të. Sidoqoftë, një nga këta 61 ishte dënuar tashmë për mashtrim një vit më parë – dhe për pasojë nuk duhej të kishte marrë pjesë në zgjedhje. Më 21 dhjetor, gjykatësit deklaruan se ai as që duhej të kishte zënë një vend në parlament, e si rezultat, qeveria aktuale nuk ka shumicën e nevojshme të votave, shkruan tutje mediumi gjerman.

Anëtarët e partisë opozitare Vetëvendosje kishin dërguar në Kushtetuese legalitetin e qeverisë Hoti. Politologu Florian Bieber, kreu i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, interpretoi gjykimin si provë se një pjesë thelbësore e strukturës shtetërore në Kosovë po jep fryte përmes bashkësisë ndërkombëtare: vendi padyshim që ka një “gjykatë kushtetuese të pavarur”. Një arritje që është gjithçka përveç se e natyrshme në rajon.

Një kapitull i ndërhyrjeve të SHBA po mbaron

- Advertisement -

Me urdhërimin e zgjedhjeve të reja, një kapitull i ndërhyrjes së gjerë nga qeveria e SHBA në Ballkan po mbyllet. Presidenti në largim Donald Trump, në mënyrë që të ishte në gjendje të merrte pikë në fushatën zgjedhore si një politikan i huaj i suksesshëm, i shtyu përpara negociatat midis Serbisë dhe Kosovës dhe caktoi një të dërguar special, ish-ambasadorin në Gjermani, Richard Grenell. Në pranverë, ai i bëri presion Kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës në atë kohë, Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje se ai duhej të hiqte plotësisht tarifat ndëshkuese prej 100 përqind për mallrat serbe të vendosura në mosmarrëveshjen me fqinjin serb në vitin 2018. Kurti, megjithatë, i rezistoi insistimit të Grenellit dhe këmbënguli të vendoste vetë ritmin e de-përshkallëzimit – gjithashtu në varësi të lëshimeve/sjelljeve që do bënte Serbia.

Kur kryeministri i ri me vetëbesim i rezistoi planeve të Presidentit Hashim Thaçi për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kështu uzurpimin e qeverisjes de facto, mosmarrëveshja me partnerin e koalicionit konservator LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) u përshkallëzua . Deputetët e saj sollën votat e mosbesimit ndaj Kurtit. Pas vetëm shtatë javësh në detyrë, Kurti u përmbys – shoqëruar me ngazëllim publik nga Grenelli, i cili në prapavijë kishte shtyrë masivisht për votim.

- Advertisement -

Që nga ajo kohë, Kurti ka lënë pak dyshime se ai priste të kthehej në detyrë së shpejti. “Unë kam humbur mbështetjen e gjysmës së deputetëve,” tha ai në një intervistë me SZ në shtator, “por popullariteti i VV-së është dyfishuar.” Nuk është rastësi që “forcat e regjimit të vjetër” kanë bërë aleatë kundër tij dhe partisë së tij, Vetëvendosjes; “Ata e dinë saktësisht se cilat do të ishin rezultatet nëse do të kishte zgjedhje të reja”, citon Kurtin mediumi gjerman “Suddeutche.de”, transmeton Bota sot.

Në atë kohë, Kurti takonte përfaqësues të diasporës së Kosovës në disa qytete në Gjermani dhe Zvicër. Ai bëri fushatë për planet e tij për të sjellë specialistë të kualifikuar që kishin emigruar nga Kosova përsëri në vend për disa muaj pas kthimit të tij të shpresuar për në detyr, në mënyrë që ata, për shembull, të ndihmonin në ndërtimin e një administrate civile të qëndrueshme. “Fitimi i trurit” në vend të “ikjes së trurit”, fitimi në vend të humbjes së talentit – ky është një nga premtimet kryesore të fushatës së Kurtit së bashku me luftën kundër korrupsionit.

Në fakt, optimizmi për rizgjedhjen e Kurtit bazohet në disa kushte të favorshme për të. Sipas sondazheve, popullariteti i partisë së tij kohët e fundit ka vazhduar të rritet; nëse ka zgjedhje të reja – ndoshta në mes të shkurtit – Vetëvendosje mund të arrijë një shumicë në parlament edhe pa një partner të koalicionit. Përveç kësaj, “regjimi i vjetër” i veteranëve të UÇK-së në vend tani është dobësuar ndjeshëm. Ish-rivali kryesor i Kurtit, ish-Presidenti Hashim Thaçi, tani duhet të përgjigjet para Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë për pretendimet e krimeve të luftës në vitet 1990. Thaçi kishte udhëhequr rënien e Kurtit së bashku me të dërguarin special të SHBA, Grenell.

Erërat nga SHBA si Trump nuk priten më në një të ardhme të parashikueshme: Presidenti i zgjedhur Joe Biden është një ekspert i provuar në rajon; Si senator në vitet 1990, ai bëri fushatë për ndërhyrje ndërkombëtare kundër agresionit serb. Para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA, Albin Kurti u kërkoi të gjithë votuesve me të drejtë vote me origjinë nga Kosova të votojnë për Biden. Nëse Kurti do të rizgjedhet, do të kishte një partner të zgjedhur nga pala e SHBA i cili, ndryshe nga paraardhësi i tij Trump, nuk duhet të shkaktojë trazira shtesë në rajon me planet për të shkëmbyer territoret midis Serbisë dhe Kosovës bazuar në kriteret etnike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit