-3.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shefi i OSBE’së nis detyrën në Serbi: S’po e humbni një shok, po e fitoni një mik në Beograd

Rekomandime

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri të hënën ka takuar shefin e Misionit të OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu, i cili së shpejti nis misionin në Serbi.

- Advertisement -

Tahiri ka konsideruar se Braathu mik i madh i Kosovës, i cili me kontributin e tij ka kontribuar në ndërrimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Gjatë një konference për media, ai ka uruar Braathu për misionin e ri si shef i OSBE’së në Serbi.

“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe një ndër diplomatët, që kanë ndihmuar pa asnjë kursim ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë dhe sidomos forcimin e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Ambasadori Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd.

“Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”, tha ai duke iu referuar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit