Valmir Aliçkaj tregon për fjalët e fundit që tha Nazile Sherifi

0
101

Valmir Aliçkaj nga Deçani, me lot në sy ka komentuar takimet që ka pasur me Nazlije Sherifin nga Mitrovica, të cilës kishte vendosur që të ja dhuronte veshkën

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai tha se Nazlija ka pasur shumë ëndrra, dhe se është krenarë që e ka njohur atë.

“Ajo e ka dashur shumë borën. Ka pasur shumë ëndrra, ka dashur t’i kthehet fakultetit e shoqërisë. Ka dashur shumë dëshirë që të vizitojë Deçanin. Më ka thënë se si të kryhet operacioni do ta vizitoj Deçanin”, tha ai.

Ai ka thënë se fjalët e fundit që Nazlija janë se do të ja dilnin mbanë bashkë me të e me ndihmën e Zotit.

Përndryshe, Aliçkaj tha se ka qenë i vendosur për dhurimin e veshkës pa marrë parasysh se mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte asnjëherë më njëjtë sa i përket gjendjes shëndetësore.