Aktori kosovar, Arben Kastrati, përmes një shkrimi autorial ka drejtuar kritika të ashpra për drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharkun.
Kastrati nuk ka kursyer as fyerjet raciste drejt Zharkut, duke iu referuar si i ardhur nga “bagëtia e bujqësia”.
“Të të drejtohem me: “Z. Arben”, vetëm zotëri nuk je.
E dimë të gjithë ne, se ti e ke kompleks të përjetshëm origjinën tënde; se ti vjen nga – bagëtia dhe bujqësia”, thuhet në shkrimin autorial të aktorit Kastrati.
Aktori kosovar shkon edhe më tej, duke i thënë Zharkut se nuk shqetësohet, meqë sipas tij, “shqetësimi është virtyt i njerëzve të edukuar dhe jo i origjinës tënde-bagëti e bujqësi”.
“Nuk shqetësohesh, sepse shqetësimi është virtyt i njerëzve të edukuar dhe të arsimuar dhe jo i origjinës tënde – bagëtisë dhe bujqësisë.
Kur kinematografia udhëhiqet nga – bagëtia dhe bujqësia, një vend i tillë është i mbaruar”, thuhet ndër të tjera në shkrimin autorial të aktorit.
Arben Zharku (38) , është aktor kosovar i lindur më 1982 në Kaçanik.