Tjetër aksion në Lipjan, Policia godet lokalin “Lozana” ku mbahej muzikë live

0
103

Policia e Kosovës po vazhdon me aksione kundër të gjithë atyre që po thyejnë rregullat e vendosura nga Qeveria.

Pak minuta më parë, cak ka qenë një kafe e rakisë në Lipjan, ku mbahet edhe muzikë live, i cili lokal gjendet në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Burime të IndeksOnline mësojnë se njësitë të policisë kanë hyrë në lokalin “Lozana”, për shkak të dyshimet se janë thyer rregullat anti-COVID.

Kujtojmë që javën që lamë pas një aksion i madh, pas raportimit të IndeksOnline ndodhi në lokalin e njohur “Princesha Palace”, ku mbi 200 persona morën dënime.