Mërgimtarët tashmë kanë filluar të largohen në Kosova, pasi që pritën festat e fundvitit në vendlindje.
Mirëpo edhe gjatë ditës së sotme, ka pasur kolona në pikën kufitare në Mërdar. Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Aty theksohet se kolonat janë të gjata deri në 400 metra me pritje deri në 90 minuta.
Ndërsa në pikën tjetër kufitare, te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 25-30 minuta, me gjatësi të kolonave deri në 100 metra.