2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Agim Veliu komenton pamjen e Vjosa Osmanit, jep deklaratë ofenduese

Rekomandime

Ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, e kushtëzon kthimin e saj në këtë parti me largimin e kryesisë aktuale. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka komentuar në mënyrë të papërshtatshme këtë deklaratë.

- Advertisement -

Agim Veliu ka ironizuar me pamjen e Vjosa Osmanit duke thënë se ‘është shumë e madhe dhe i duhet hapësirë”.

Tutje ai ka thënë për Periskopin se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zë Osmani.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu për Periskopin.

- Advertisement -

Ndërkohë, LDK dhe Vjosa Osmani kanë ndarë rrugët. Kjo e fundit para disa ditëve ka bërë publike sloganin e iniciativës me të cilën do të garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit