Pritje shtetërore për kryeministrin Edi Rama në Ankara.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka rezervuar mikut të tij një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial.
Pas luajtjes së dy himneve kombëtare, Rama u përshëndet edhe nga ushtarët e pranishëm.
Pas një takimi kokë më kokë, Erdogan dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Turqia është aleate strategjike e Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, ndërsa marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan i kanë tejkaluar ato zyrtare.
Pritje të tilla Erdogan rezervon vetëm për krerët e shteteve dhe jo kryeministrat, por kur bëhet fjalë për “vëllain” e tij protokolli edhe mund të thyhet.
This post was last modified on 2021-01-06 1:31 pm