Ka më shumë se dy javë që kemi hyrë në stinën e dimrit, por reshjet e borës kanë qenë të pakta në zonat urbane.
Megjithatë, kohët e fundit temperaturat kanë shënuar ulje graduale.
Në fundjavë, meterologët parashikojnë temperatura nën 0 gradë Celsius.
Të shtunën pritet të ketë reshje të mëdha bore në gjithë vendin.
Reshjet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, ndërsa temperaturat do të sillen nga -6 minimalja deri në 3 gradë Celsius.