Shiu ‘përpin’ asfaltin, shembet ura

0
103

Një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës është shembur pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Shembja e urës e ka bllokuar rrugën që i lidhë fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën, raporton Gazeta Express.


Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje që e kanë bllokuar totalisht qarkullimin.

Në disa raste, shiu ka deportuar edhe në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të tjerë janë ankuar se kanë mbetur pa ushqim për shkak se nuk mund të dalin jashtë.