2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoti paralajmëron rikthimin e reciprocitetit me Serbinë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar sot rikthimin e reciprocitetit me Serbinë, shfuqizimi i të cilit ishte një nga vendimet e para të tij kur erdhi në krye të Qeverisë.

- Advertisement -

Hoti, në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës së Prishtinës tha se në shtator do të dërgojnë tekste shkollore për shqiptarët në Luginë. Ai u pyet se a do t’i ndalonte tekstet serbe të hynin në Kosovë në rast se Serbia do ta bënte të njëjtën me tekstet që Kosova po planifikon t’i dërgojë atje. Kryeministri në detyrë u shpreh se në një situatë të tillë, mund të riktheheshin masat e reciprocitetit.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

Megjithatë, ai u shpreh se nuk beson që do të ketë nevojë për veprime të tilla, ndërsa përmedni edhe vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Por unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme, por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare. Ju e keni parë që i kemi diciplinuar pak edhe vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, tha Hoti.

Ai i ka pritur sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta hartuar programin e punës për Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila u formua muaj më parë.

- Advertisement -

Hoti tha se me hartimin e planit të punës së kësaj zyre, do të “analizohet gjendja sociale dhe ekonomike” e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për, siç tha, “faktuar gjendjen në arsim, shëndetësi e punësim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit