Qytetari nuk i mbanë lotët: Edhe një shkallë uji më hyn në shtëpi, i kam fëmijët brenda

0
107

Përmbytjet pas të reshurave kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën, e shumë familje po përballen me rrezik nga vërshimi i shtëpive të tyre.

Gjendje e rëndë po mbretëron edhe në kryeqytet dhe vendbanimet përreth.

Në fshatin Çagllavicë, një qytetar duke folur për Kanal 10, i shqetësuar dhe me lot në sy, ka treguar para kamerës, se shtëpia e tij po përballet me rrezikun e përmbytjes nga uji, derisa brenda i ka fëmijët.

Ai për këtë gjendje akuzon komunën, e cila ka lejuar ndërtimin e një pike karburanti mbi kanalin e ujërave atmosferike.