Pas të reshurave, në pjesën e dytë të javës vjen acari dhe ditët e akullta. Në fundjavë temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.
Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë, sërish paraqet mundësi për reshje bore.
Në pjesën e dytë të javës, ciklone me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, zbresin nga rajoni ynë ku do të mundësojnë mot më të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, temperaturat minimale ka gjasa të zbresin edhe nën -10C, e në vlera negative temperaturat mund të mbeten edhe gjatë ditës, që ndryshe këto ditë njihen edhe si ditë të akullta.
Depërtimi i cikloneve që po mundëson një qarkullim më të mirë ajror, po mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e ku indeksi i cilësisë së ajrit edhe në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e vende-vende do të kaloj edhe në të dobëta dhe shumë të dobëta.
13.01 – Pjesërisht vranët, ditën edhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira me mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta bore.
14.01 – Paradite me kthjellime, ditën me vranësira, e në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore.
15.01 – Më ftohtë, në mëngjes me reshje bore. Ditën reshjet pushojnë e priten edhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, me minimale që lëvizin nga -5C deri -1C, e maksimale ndërmjet 0C dhe 3C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.