3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këto janë kushtet që LDK’ja ia parashtroi AKR’së para se të hynin në koalicion

Rekomandime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) do të hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin”, Vesel Makolli nga AKR-ja.

- Advertisement -

Sipas Makollit, AKR-ja ka vendosur që të hyjë në koalicion me LDK-në pasi që kanë shumë komponente të përbashkëta.

E kemi parë të natyrshme që të shkojmë me LDK-në, pasi që kemi shumë komponente të përbashkëta, sa i përket elektoratit, ideologjisë e programeve”, tha ai.

Makolli ka bërë të ditur se LDK-ja ka pasur disa “kushte” sa i përket këtij koalicioni.

- Advertisement -

Ne kemi kërkuar që të shkojmë në koalicion klasik, por LDK-ja ka kërkuar që të shkojmë bashkë, por që të kenë disa vende të caktuara në listë, mos të figurojë aty koalicioni LDK-AKR, por vetëm LDK-ja, mirëpo ne të jemi në listë të tyre të përfaqësuar me 10 kandidatë”, ka bërë të ditur Makolli.

Më tej, Makolli theksoi se nuk kanë vendosur akoma për 10 kandidatët që do të jenë pjesë e listës, por që kjo gjë do të bëhet e ditur në dy ditët në vazhdim.

- Advertisement -

Kandidatët nuk i kemi vendosur ende, shtabin e kemi formuar, jemi duke punuar me shtab, për kandidatë në dy ditët në vijim do të kryhet gjithçka sepse deri të premten është afati”, ka thënë Makolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit