2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zafir Berisha “sulmon” Armend Mujën: Pa qenë në pushtet kërkonte 20 mijë euro ryshfet

Rekomandime

Zyrtari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha e ka komentuar aderimin e analistit Armend Muja në Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ndryshimi nuk mund të vije me një njeri si Armend Muja që ka qenë i akuzuar për korrupsion.

“Ndryshimi nuk vjen me Armend Mujen, që pa qenë në pushtet kërkonte 20 mijë Euro ryshfet”, tha ai në Prime Time të Kanal 10

Analisti Armend Muja sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Armend Muja ishte arrestuar në vitin 2014 dhe ishte akuzuar për marrje të ryshfetit nga kolegjet private.

Një dëshmitar e kishe akuzuar Mujën se në vitin 2010 në një kafene në Prishtinë, Armend Muja i kishte kërkuar atij 20 mijë euro në emër të Ferdije Zhushit, Basri Mujës dhe një personi të tretë nga Ministria e Arsimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit