Durim Limaj djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.
Limaj ka shkruar se në Kosovë vlerat e luftës po i mbron Urani.
“Më kujtohet si sot, lufta heroike e tij në Counter Strike!”, është shprehur ai përmes një shkrimi në Facebook.
Reagimi i djalit të Fatmir Limajt, Durimit vijnë pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.
“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”.
“Ne e kemi treguar përgjigjen e PDK-së që do të garojmë të vetëm në këto zgjedhje, në këtë garë politike dhe çfarëdolloj mundësie tjetër nuk është lënë e hapur, as nga ne dhe as nga Limaj. Nuk besoj që ka një mundësi të tillë”, ka thënë Ismaili në Rubikon.