Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus.
Ai bëri të ditur se 441 të tjerë e kanë fituar betejën me Covid19.
“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, tha ai.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3410052709122709