Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor, u.d e presidentit Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti janë parë së bashku në Reçak.
Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe në 22 vjetorin e masakrës.
Para Kurtit dhe Osmanit homazhe ka bërë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Gjatë ditës pritet që homazhe në këtë vend të bëjnë edhe liderët tjerë të partive dhe institucioneve.