Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh kandidat i LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore.
Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni pas-zgjedhor as më Lëvizjen Vetëvendosje.
“Për koalicione pas zgjedhore do të flasim pas zgjedhjeve”, thotë Hoti.
“Nuk kemi vija të kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. Ne mund të bëjmë ndonjë koalicion pas-zgjedhor”, shtoi ai.
“Për neve orientuese është vetëm programi i LDK’së. Vetëm parimet, filozofia politike e LDK’së.
Tash më shumë se asnjëherë tjetër është e rëndësishme që ne të fokusohemi në fundamentet, në principet, mbi të cilat është themeluar ky shtet”, theksoi ai.