11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E akuzuara për keqpërdorim fondesh, pjesë e listës së Vetëvendosjes për deputete

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta ka publikuar listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe numër dy Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Kurti ka futur në listë për deputete edhe Rreze Dulin e cila akuzohet për keqpërdorim të mbi 115 mijë eurove të shtetit.

Duli do ta mbajë numrin 92 në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.

Rreze Duli e cila është drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri, para katër vitesh akuzohej për keqpërdorim të fondeve.

Atë kohë afër 400 mijë euro të Fondit për Veriun dyshohet se janë keqpërdorur nga autoritetet komunale të Mitrovicës së Veriut.

- Advertisement -

Gazeta Insajderi kishte raportuar se si Goran Rakiq, kryetar i Komunës të Mitrovicës së Veriut, dyshohej se ia kishte transferuar kundërligjshëm një organizate joqeveritare një shumë prej 115 mijë e 853 eurosh.

Kjo shumë i ishte transferuar si paradhënie organizatës RDA North, e udhëhequr nga Rreze Duli, menjëherë pasi kishte fituar tenderin e emërtuar “Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, në korrik të vitit 2016.

- Advertisement -

Kontrata me organizatën e Dulit ishte lidhur më 18 korrik 2016, në vlerë prej 399 mijë e 490 eurosh.

Ndonëse, Ligji për buxhetin e vitit 2016 lejonte autoritetet komunale dhe qendrore që kompanisë fituese të tenderit t’i jap si paradhënie (avans) vetëm 15 për qind të shumës së përgjithshme.

Në rastin e kësaj kontrate, Dulit ishte dashur që Mitrovica e Veriut t’ia transferojë vetëm 59 mijë 923 euro.

Atë kohë për këtë keqpërdorim kishte folur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo zyrë ishte pjesë e bordit menaxhues të Fondit për Veriun, bashkë me autoritetet qendrore dhe lokale të Kosovë.

“Ne kemi marrë parasysh të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit në Fondin Zhvillimor. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosove (EUSR) si Kryetar i Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor së bashku me anëtarët e tjerë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të adresuar rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit që i janë drejtuar Bordit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit