Pesë anëtarë të kryesisë së Nismës Socialdemokrate në Pejë dhe një nga AAK i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Të aderuarit, Nderim Hysaj – kryetar i rinisë, Avni Nikçi, Arben Dreshaj, Arif Kuçi dhe Fazli Zukaj anëtar të kryesisë së NISMA i priti në takim kryerari i degës së PDK-së në Pejë dhe kandidati për deputet, Xhavit Haliti.
Gjatë takimit pritës Haliti u tha të aderuarve se dyert e PDK-së janë të hapura për ju dhe secilin që i bashkohet familjes së madhe të PDK-së.
Nderim Hysaj, në emër të të aderuarve tha se në PDK tashmë ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe se do të angazhohen maksimalisht në teren, për të punuar të sjellë fitoren e PDK-së.
Në PDK ka aderuar edhe Sami Murseli, nënkryetari i nëndegës së AAK-së në Tregoviq. Muaj më parë nga NISMA ka dhënë dorëheqje eshe kryetari i saj, Gëzon Berisha, i cili ka dalë si asambleist i pavarur.