Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër ndaj një deklarate të analisti dhe njohësi të cështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu deklaroi se Serbia më lehtë e pranon Kosovën t’i bashkohet Serbisë, sesa që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e Sovran
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-komandanti Hoxha.
Ai përmes një shkrimi të shkurtër shprehet se “zot, jep mend ku s’ka”.
Shkrimi i tij:
Nexhmedin Spahiu po thotë;
1. «Më lehtë pranon Serbia që Kosova t’i bashkëngjitet Shqipërisë se sa ta pranon atë si shtet i pavarur» Pra, Kosova nuk guxon dhe nuk duhet as të mendon me u bashkëngjit me Shqipërinë sepse nuk ka logjikë. Po thotë tipi.
2. «Kosova nuk guxon të prish, të rrezikon sovranitetin e Shqipërisë duke tentuar ti bashkëngjitet asaj» Prap po thotë ky tipi !
Zot, jep mend ku s’ka!!!