Rep artisti i njohur, Gramoz Aliu me nofkën, Mozzik, duket se është përmalluar nga mungesa e ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mozzik në postimin e tij ka thënë se shteti është i pasigurt pa Kadri Veselin.
Postimi i plotë:
Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul !
Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke !
Shkathtësia profesionale e jotja , idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira.Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty !
Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë !
Rrnoftë KADRI VESELI 19 Gusht 2020 / Bjeshkë të Deçanit