10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti prezanton një aderim: Kosovën e pret një e ardhme e ndritur

Rekomandime

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar një aderim të ri.

- Advertisement -

Kurti ka bërë të ditur se Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë i cili ka kryer studime jashtë vendit është anëtari më i ri i VV-së.

Kurti thotë se me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë e VV-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Kurtit:

- Advertisement -

Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.

Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri.

- Advertisement -

Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare.

Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje.

Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit