“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”

0
141
Rron Gjinovci dhe Memli Krasniqi

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij është shtëpia e ish-ushtarëve të UÇK’së.

Ai ka thënë se ardhjet e reja në parti, e të cilat kanë qenë më herët pjesë e UÇK’së, i bashkohen PDK’së për shkak se është trashëgimtare e UÇK’së.

Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë ai.

Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit.

Kam qenë gazetar i ri i AP’së.

Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja.

Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja.

Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK’së është PDK’ja.

As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK’së”, shtoi ai.