2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti: Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret e ardhme e ndritur

Rekomandime

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Shkumbin Halabaku. Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri.

- Advertisement -

Me këtë rast, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

“Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në Vetëvendosje! Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit