7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rreth 40 kandidatë përfshirë edhe Albin Kurtin drejt eliminimit nga listat

Rekomandime

Kanë mbetur pak kohë deri në përmbylljen e procesit të verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Në bazë të procesit të verifikimit të një mijë e 81 kandidatëve të subjekteve politike nga ana e Këshillit Gjyqësor, burimet tregojnë se rreth 40 kandidatë për deputetë që janë të dënuar në tri vjetët e fundit.

- Advertisement -

E në bazë të informaciomneve të gjithë këta kandidatë të dënuar për vepra e me dënime të ndryshme nga gjykatat, do të eliminohen nesër që të vazhdojnë garën për deputetë.

Pra në bazë të informacioneve jo të konfirmuara zyrtarisht janë rreth 40 të dënuar me aktgjykime të formës së prerë nga gjykatat për vepra penale, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Zëdhënësja e Këshilli Gjyqësor, Aishe Qorraj- Berisha, tha se të hënën me 18 janar i kanë pranuar listat e kandidatëve nga KQZ-ja dhe menjëherë kanë ndërmarr veprimet e duhura për verifikimin e kandidatëve, sipas kërkesës se KQZ-se.

- Advertisement -

Ajo shtoi se bazuar në kërkesën e KQZ verifikimi do të përfundoj deri me datën 20 janar 2020.

Por zëdhënësja e KGJK-së mohoi të ketë dijeni për numrin e personave të cilët janë të dënuar me vendime të formës së prerë nga ana e gjykatave.

- Advertisement -

Nga ana tjetër njohësit e çësthjeve juridike tregojnë se vendimi për mos lejim të kandidimit të personave të dënuar për deputetë nuk ishte e drejtë e vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetese, por e gjykatave të rregullta.

Ky vendim është bër me të vetmin qëllim të mos lejimit të Albin Kurtit me shokë të jetë pjesë e institucioneve.

E vendimin e Gjykatës Kushtetues e ka vlerësuar të tejkaluar në objektin e kërkesës për trajtim të Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani.

Profesori shtoi se vendimi ka prekur dy dimensione të cilat nuk ishin objekt i kërkesës. Këto trajtime pastaj kanë efekte në procesin zgjedhor e të cilin edhe e tangojnë.

Ai shtoi se objekt i çështjes ishte vetëm shqyrtimi i votës së deputetit Etem Arifi e jo të tjera çështje. E ajo e shpalli votën e tij kompromituese, por e cila ishte determinuese dhe pa të cilën nuk mund të formohej Qeveria Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit