Joe Biden ka nënshkruar tre dokumente e para si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Demokrati ka qëndruar për pak kohë në Sallën e Presidentit në Kongresin amerikan teksa vëri nënshkrimin e parë si president.
Shpallja e Ditës së Përurimit
Emërimet për pozicionet e kabinetit
Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit
Pas kësaj ceremonie nënshkrimi, Biden, i pritur nga Komandanti i Task Forcës së Përbashkët-Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, do të shqyrtojë gatishmërinë e trupave ushtarake në frontin Lindor të Capitol Hillit. Çdo degë e ushtrisë do të përfaqësohet në këtë ngjarje, raporton cnn.
Biden më pas do të udhëtojë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
Familjeve Biden do t’i bashkohen edhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.