2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Këto janë shtetet që do t’i shtohen listës së karantinës në Zvicër nga 1 shkurti

Rekomandime

Duke filluar nga 1 shkurti, 16 vende dhe rajone të tjera do t`i shtohen listës së vendeve për karantinim në Zvicër.

- Advertisement -

Nga vendet fqinje, këto janë landi gjerman i Türingenit, landi austriak, Salzburgu, rajoni francez Provence-Alpes-Côte d’Azur dhe rajonet italiane Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia, raporton srf.ch.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), detyrimi për karantinë me rastin e hyrjes në Zvicër zbatohet për 36 vende dhe zona.

Me vendimin më të ri, detyrimi i karantinës për udhëtarët që vijnë nga Danimarka, Kroacia, Serbia, Luksemburgu dhe Gjeorgjia zbatohet vetëm deri më 21 janar, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë listë vazhdon të mbetet vetëm Mali i Zi.Në vazhdim, lista efektive e karantinës që vlen nga 1 shkurti:

Andorra, Brazili, Estonia, Irlanda, Izraeli, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Panamaja, Portugalia, San Marino, Suedia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja Afrika e Jugut, Republika Çeke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Qipro.Brazili është në listën e karantinës nga 21 janar 2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit