Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, pasi sot shënohet 15- vjetorit i vdekjes së tij.
Pasi homazheve, Osmani ka deklaruar se janë aty bashkë me Kurtin për të nderuar kujtimin e njeriut që bëri bashkë shqiptarë rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë dhe njeriut që ndërtoi urat më të fuqishme të miqësive.
“Jemi këtu për ta nderuar kujtimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Njeriu që i bëri bashkë shqiptarët rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë dhe njeriu i cili diti t’i ndërtojë urat më të fuqishme të miqësive me shtetet të cilat akoma na qëndrojnë pranë. Themelet që ai ndërtoi, rruga që ai ndërtoi përgjithmonë do të mbesin si udhërrëfyes”, tha Osmani