1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Dorëzimi” i Kurtit para Rugovës: Çfarë tha për presidentin në dy vizitat që i bëri te varri

Rekomandime

Para dhe pas çlirimit, Kurti ishte një nga kundërshtarët e Ibrahim Rugovës, pasi e konsideronte se kishte plan ta pengonte çfarëdo lëvizje çlirimtare.

- Advertisement -

“Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti më 2002.

Por 20 vjet paslufte Kurti u dorëzua dhe shkoi për vizitë te varri i Rugovës.

Më 17 shkurt të vitit 2019, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Kurti bashkë me Vjosa Osmanin bën homazhe te varri i presidentit të ndjerë, vizitë që ngjalli jo pak reagime, duke parë se Kurti refuzonte të shkonte, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Megjithatë në vizitën e parë Kurti vlerësonte “përpjekjen insistuese dhe institucionaliste (të Rugovës) për liri dhe pavarësi”.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, kishte deklaruar Kurti pas homazheve te varri i Rugovës në 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

- Advertisement -

Vizita e dytë e Kurtit te varri i Rugovës u bë sot, më 21 janar, pra me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Rugovës, ku poashtu ia dedikoi disa fjalë.

Kreu i VV-së tha se sot kujtojnë presidentin e parë të Republikës.

“Erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta të dr. Ibrahim Rugova, të presidentit të parë të Republikës së parë nga viti 1992 dhe presidentit të parë pas çlirimit të vendit tonë, duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë dhe durimin njerëzor”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit