0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zëdhënësi i VV-së i reagon Dakës: Ligjet s’janë të padrejta, por po interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër

Rekomandime

Zëdhënësi i VV-së, Pëparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se vetëm është duke i zbatuar ligjet sa i përket listave së kandidatëve për deputetë.

- Advertisement -

Në në postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se ligjet, sipas tij, s’janë të padrejta, por që sic ka thënë ai, po interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër.

“Ligjet bëhen për t’iu vënë në shërbim drejtësisë, jo për të arsyetuar e mbuluar ligjërisht padrejtësinë. Origjina e fjalës ‘ligj’ do të thotë ‘e drejtë’.

E ligjet tona nuk janë të padrejta, por ato qëllimisht për një kohë të gjatë janë interpretuar e po interpretohen padrejtësisht.

- Advertisement -

Sistemi i vjetër e i kapur nuk mund të vendosë drejtësi. Ai në thelb është aty padrejtësisht.

Për të ç’kapja është e dhimbshme dhe e frikshme, po megjithatë verdikti që e pret me 14 shkurt është i drejtë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit