0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Avokati shqiptar: Dje në Prishtinë e Tiranë humbën Moska dhe Beogradi, ja çka do të bëjë Biden për shqiptarët

Rekomandime

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se dje në Tiranë dhe në Prishtinë, janë mundur Moska dhe Beogradi.

Teksa ka komentuar inaugurimin e presidentit amerikan Joe Biden, Ngjela ka thënë se në Uashington fitoi me forcë të madhe demokracia perëndimore, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Avokati ka theksuar se në kohën e krizës së Donald Trump në Amerikë, çështjen shqiptare e përkrahu me të gjitha forcat politika gjermane me kancelaren Angela Merkel.

Ndërsa, tash sipas tij, kjo çështje do të ndihmohet nga presidenti Biden, një mbrojtës i madh i shqiptaëve.

“Tani, reforma shqiptare do t’u japë shqiptarëve frutin e pritur anti-korrupsion dhe garancinë e drejtësisë së munguar në mbi njëqind vjet shtet shqiptar”, ka shkruar Ngjela në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Moska dhe Beogradi u mundën dje edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë. Në Uashington fitoi me forcë të madhe demokracia perëndimore.

- Advertisement -

Çdo të bëjnë tani hordhitë sllave të korrupsionit në Shqipëri?

l.

Demokracia e rimori sërish forcën drejt perfeksionimit progresiv të drejtësisë shoqërore si proces humanist, dhe të demokracisë si sistem politik.

Presidenti Biden mbajti dje fjalimin e vet historik para se sa të hynte në Zyrën Ovale si një triumfues i konceptit amerikan.

Demokraci pa humanizëm nuk ka. Joe Biden, me fjalimin e tij, e tregoi veten si një figurë e madhe e drejtësisë shoqërore dhe një humanist i shkollave të mëdha, duke hyrë në histori bashkë me presidentët e mëdhenj amerikanë që kanë dominuar krizat anti-demokraci në Shtetet e Bashkuara.

ll.

Politika e paraardhësit të tij, Donald Trump, kishte armiqësi me demokracinë, barazinë, kushtetutën amerikane dhe humanizmin. Kjo ishte në esencë një politikë raciste dhe anti-perëndimore, të cilën amerikanët e përmbysin me votë masive në datën 3 nëntor 2020.

Kjo përmbysje demokratike, ishte fitore e madhe edhe për çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe, mendimi i moralitetit, anti-racizmit, mendimi humanist i opozicionit paqësor për të vërtetën, dhe koncepti amerikan për zhvillimin demokratik si histori botërore, doli sërish në aktin e vet humanist, anti-racist, dhe me optikën reale kushtetuese për demokracinë amerikane.

Tani shqiptarët u bënë sërish pjesë e përkrahjes reale të çështjes së tyre nga i gjithë Perëndimi demokratik.

Çështjen shqiptare, në kohën e krizës antidemokratike Trump në Amerikë, e përkrahu me të gjitha forcat politika gjermane me kancelaren Merkel.

Tani, kjo çështje do ta marrë sërish në ndihmë politikën amerikane të presidentit Biden. Një mbrojtës i madh ky, dhe i hapur i shqiptarëve.

Tani, reforma shqiptare do t’u japë shqiptarëve frutin e pritur anti-korrupsion dhe garancinë e drejtësisë së munguar në mbi njëqind vjet shtet shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit