7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vetëvendosje: Baneri ku shihet vajza e Hamëz Jasharit nuk është vendosur nga ne

Rekomandime

Baneri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fotografinë e Besarta Jasharit, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu tha për median se i njëjti nuk është vendosur nga LVV’ja ose në koordinim me Vetëvendosjen.

Dy kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci janë parë në një baner të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë së bashku me vajzën e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.

- Advertisement -

Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i Skenderajt dhe vëllau i Besarta Jasharit, Bekim Jashari.

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike”, ka thënë Jashari.

- Advertisement -

Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë për median se baneri ku shihen dy deputetet e kësaj partie nuk është vendosur nga ta.

“Jo ky baner nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje ose në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje” , tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i VV’së.

- Advertisement -

Vendosjen e banerit e ka konfirmuar vet personi që e ka bërë atë me iniciativë personale.

Pajazit Jashari ka shkruar në Facebook se banerin e ka vendosur si pa koordinim me ndonjë subjekt politik.

Nisma ime dhe përfshirja e Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit në banerin aktual nuk ka marrë parasysh bindjet e tyre politike e as garën në të cilin do të marrin pjesë.

Renditja e tyre përkah Besarta Jasharit është rezultat i bindjes sime për atë se çka secila prej tyre përfaqëson në historinë tonë të dhimshme.

Dëshiroj ta bëj të qartë, që e gjithë kjo është nismë e imja personale, dhe nuk është bërë në koordimin, kërkesë, apo konsultim me ndonjë subjekt politik.

Ndjej nevojën që të kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim që kjo nismë e imja qëllim mirë ka mundur të shkaktoj”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit