14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime në këto zona nesër

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që, si rezultat i reshjeve të shiut që do mbizotërojnë në Kosovë përgjatë së shtunës, mund të ketë rrezik për vërshime të shpejta.

IHMK një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, teksa ka përmendur edhe zonat të cilat rrezikohen.

- Advertisement -

Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë ndërlidhur edhe linkun me të cilin mund të përcjellët vlerat ujore nëpër zonat e Kosovës, të përditësuara çdo katër orë.

Vërshimet, javë më parë në vend, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Kosovës. Kjo, si shkak i daljes së lumenjve nga shtrati i tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit