10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Turqia: Dronët tanë, së shpejti mbi Evropë

Rekomandime

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank tha të enjten se dronët Bayraktar dhe Anka së shpejti do të fluturojnë përmes hapësirës ajrore evropiane dhe se kompanitë turke të mbrojtjes do të jenë udhëheqëse në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar.

- Advertisement -

Duke ju drejtuar forumit të tretë të industrisë së mbrojtjes në Stamboll, Varank shtoi se investimet që Turqia ka bërë gjatë pesë viteve të fundit po e sillnin vendin në radhët e një gjigandi në industrinë e mbrojtjes.

Ai shpjegoi se industria e mbrojtjes është një nga faktorët më të rëndësishëm që garanton pavarësinë e vendit dhe se vlera e eksporteve të këtij sektori arriti në tre miliardë dollarë në vitin 2020.

Ministri turk vuri në dukje se vendi i tij po përpiqet të rrisë përqindjen e prodhimit të brendshëm në industrinë e mbrojtjes në 75 përqind deri në 2023.

- Advertisement -

Ai vuri në dukje se vlera e përgjithshme e industrisë së mbrojtjes së Turqisë u rrit në 60 miliardë dollarë, nga 5.5 miliardë dollarë në 2002.

Ai theksoi se kompanitë turke në fushën e industrisë së mbrojtjes kanë filluar të zënë pozicione të përparuara në një nivel global dhe gjatë fazës tjetër ata do të jenë ndër aktorët kryesorë në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit