10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Daut Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë nuk është hajgare

Rekomandime

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka folur për idenë e fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një bashkim me Shqipërinë më 2025.

- Advertisement -

Sipas Haradinajt, ky është një paralajmërim serioz për miqtë e Kosovës.

“Ky është një paralajmërim shumë serioz për partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, për me na nxjerrë prej getos”, tha fillimisht Daut Haradinaj.

“Ndoshta dikujt i duket hajgare bashkimi me Shqipërinë, por kështu kanë menduar edhe për lirinë e Kosovës, por e kemi fituar. Nuk e di Ligjin për referendum. Ligji për referendum votohet nga qytetarët, nuk duhet 2/3. Kosova nëpërmes referendumit kërkon me u bashkëngjit”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”, të RTV Dukagjinit.

- Advertisement -

Haradinaj tha se më e mira do të ishte të hiqej pika e Ujmanit dhe në tavolinën e Trumpit nuk mund të sillemi a e provojmë a jo.

“Unë e di që kurrë është heq njohja e ndërsjellët ka qenë për shkak të presionit. Dhe pse Kosova e ka pranuar blanko marrëveshjen ka qenë njohja e Izraelit. Njohja nga ky shtet ka bërë që të ketë kompromis. Unë skam pasur kontakte me Grenellin por ka pasur debate të ashpra, por edhe amerikanët kur e shohin se je këmbëngulës për vendin tënd, ta respektojnë”, tha Haradinaj

- Advertisement -

Ai tha se edhe për ushtrinë, gjithë ditën kanë mbajtur konferenca partitë politike se po na prishin me ndërkombëtarët, por brenda ditës i ndërruan statuset.

“S’kemi humb asgjë që janë ndalë disa trajnime, sepse ne e kemi ushtrinë dhe i kemi paisjet më të avancuara nga Amerika në ushtri. Amerikanët veç nuk duhet me i gënjy, agjenda ynë është e qartë që të ecim në rrugën euroatlantike. Edhe kauza për bashkim me Shqipërinë është mesazh për ata që duan ta mbajnë Kosovën të izoluar”, tha ai.

“Kushtetuta nuk e pamundëson bashkimin me Shqipërinë. Nëse dëshirojnë qytetarët, nuk ndalet”, tha tutje Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit