14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

‘Mërzitet’ Greqia: Poshtërim i paparë! Ne prisnim investime në Kretë nga Emiratet e Bashkuara, paratë shkuan në Durrës

Rekomandime

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me ko e Emirateve tëmpaninë Bashkuara Arabe “Emaar Group” për transformim+in e Portit të Durrësit, ka ngjallur reagime së fundmi në Greqi, ku mediet e huaja shprehin zhgënjim nga ky fakt.

“Newsbreak” i ka dedikuar një shkrim, duke e titulluar “Poshtërim i paparë! Në vend të Kretës, Emiratet investuan në Shqipëri!”. Atrikulli vjon më pas duke i quajtur udhëtimet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara një argëtim.

- Advertisement -

“Udhëtimet e kryeminstrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të ndjerë të Zhvillimit Adonis Georgiadis në Emiratet e Bashkuara, ishin për argëtim. Kujtojmë se ministri i bëri një foto llambadarit. Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht kritik, ku të gjitha faktet ishin në favor të saj.

E pritëm në Kretë, por investimi shkoi në Shqipëri”. Pak ditë më parë, themeluesi i “Emaar Group”, Mohamed Alabbar, i njohur si ndërtuesi dhe pronari i Burj Khalifa në Dubai, tha në një deklaratë se “ky investim pritet të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Durrësit, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga pamjet më të bukura të Adriatikut”, shkruan kjo medie, e cila është shpërndarë më pas dhe nga disa të tjera.

Këtë nuk kanë ngurruar që ta quajnë dhe një dështim historik të Greqisë.

- Advertisement -

“Greqia regjistroi një dështim historik, në një moment jashtëzakonisht kritik, ku të gjitha faktet ishin në favor të saj, për shkak të marrëveshjes strategjike që ajo ka nënshkruar me fuqinë arabe”, thuhet më tej.

Në marrëveshje parashikohet transformimi i Portit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Në total, Emiratet e Bashkuara pritet të investojnë 2 miliardë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit