7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Agjenda e Biden: Ballkani një nga gjashtë prioritetet – pason presion i madh rreth Kosovës

Rekomandime

Ata që kanë pyetur nëse presidenti i ri amerikan do të merret me Ballkanin edhe Serbinë morën përgjigjen pas bisedës telefonike mes Biden edhe Merkel, ku sipas njoftimit dy shtetarët Ballkanin e vendosen në një nga gjashtë pikat me prioritet thonë analistët për “Nova.rs” duke shtuar se do ketë rritje të presionit për arritjen e marrëveshjes së normalizimit mes Beogradit edhe Prishtinës.

- Advertisement -

Sipas zyrës së kabinetit të Merkel pas bisedës me Biden këto ishin rekomandimet:

“Presidenti Biden ka transmetuar dëshirën për thellimin e raporteve mes dy vendeve, revitalizimin e aleancës trans-atlantike përfshirë NATO dhe BE si gur-themel të sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta. Liderët janë pajtuar lidhur me prioritetet në politikën e jashtme përfshirë Ballkanin, Ukrainën, Rusinë, Kinën dhe Afganistanin. Po ashtu për bashkëpunimin përfshirë përkushtimin amerikan në organizatat e ndryshme, luftën kundët ndryshimeve klimatike, pandemisë dhe ruajtjen e rimëkëmbjes ekonomike” thuhet në kumtesë.

Çka është prioritet në Ballkan

- Advertisement -

Dragan Gjukanoviç nga Qendra për politikë të jashtme thotë se është e qartë që Ballkani nuk hiqet nga radarët e administratës Biden, edhe pse duket se Biden njëherë ka punë më të ngutshme.

“Pas krizës objektive mes administratës Tramp dhe BE dhe në kuadër të kësaj para së gjithave me Gjermaninë është e qartë se në periudhën e ardhshme do ketë thellim të partneritetit trans-atlantik që u rrezikua në kohën e Tramp. Pritet përcaktimi i raporteve ndaj vendeve të treta, ndërsa lidhur me Ballkanin çështja për të cilat Berlini e Uashingtoni mund të bisedojnë janë raportet mes Beogradit edhe Prishtinës dhe marrëveshja e tyre , zgjerimi i NATO-së dhe situata në BeH”, shprehet Gjukanoviç për Nova.rs.

- Advertisement -

Kur flitet për dialogun shumë mendojnë se mund të priten zgjedhjet në Kosovë, pastaj Serbi dhe Gjermani.

“Përkundër kësaj mendoj se do ketë konsultime mes Berlinit edhe Uashingtonit si dhe Brukselit për agjendën e përbashkët në Ballkan., harmonizimi i qëndrimeve do sinkronizohet me presion në dy palët deri në arritjen e zgjidhjes. Mendoj se do të synohet për përpjekjen që Ballkani të lidhet me perëndimin dhe mos të jetë nën ndikimin e Kinës apo Rusisë , gjë që nuk është keq” thotë ai.

Vujaçiç: Ne jemi problem i Evropës

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington profesori Ivan Vujaçiq konsideron se kësaj bisede nuk duhet kushtuar shumë rëndësi.

Kjo ishte biseda e parë e Biden me Merkel që njihen edhe më përpara, që mund të vlerësohet si hap i Biden për të nis procesin e afrimit me Evropën. Në këtë bisedë u prek edhe Ballkani dhe përpjekja e Merkel për realizimin e procesit të Berlinit dhe rregullimin e gjendjes atje, që konsiderohet problem evropian edhe amerikan shprehet Vujaçiç.

Figurat e vjetra të politikës së vjetër

A do ketë ndryshim të politikës së ShBA-ve ndaj Serbisë në krahasim me praktikën e Tramp ishte e qartë menjëherë pas zgjedhjeve, kur në lojë Biden riktheu një ndër figurat më të urryera në opinionin serb ish-sekretaren e Shtetit Ollbrajt.

Kohë më parë qarkulloi lajmi se ajo së bashku me ekspertin për Ballkan Server janë obliguar nga administrata Biden-Haris të nxjerrin rekomandimet e politikës amerikane ndaj Ballkanit, ndërsa lidhur me këtë diplomati Zoran Milojeviç ka vlerësuar se në kohën e Biden do ketë presione të shtuara para së gjithave në arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

“Çështja kryesore është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe është vetëm pikëpyetje cila metodologji do aplikohet. Administrata Tramp sillej ndryshe dhe këtë çështje nuk e zgjidhen përmes Departamentit të Shtetit si ishte rast më herët, por Tramp direkt përmes Shtëpisë së Bardhë në fushatë punoi në te. U përdor mekanizmi ekonomik që dha rezultat pragmatik, tash me administratën e re kthehet vazhdimësia e politikave të mëhershme nga koha e Obames” tha Milivojeviç.

“Kthimi i punës në duar të Departamentit të Shtetit dhe koordinimi i ShBA me Brukselin rreth Ballkanit nënkupton presion më të vogël a më të madh amerikan në raport me situatën. Kjo përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës nënkupton edhe ndikimin malinj të Kinës edhe Rusisë në Ballkan. Në secilin rast pritet raport më aktiv edhe më dinamik i ShBA-ve ndaj Serbisë dhe Ballkanit dhe kjo shpejtë do të përjetohet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit