1.3 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Zvicra e përkushtuar për përmirësimin e mundësive për punësim, për katër vite e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova

Rekomandime

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme.

- Advertisement -

Nënshkrimi kësaj marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vjet, u bë sot nga Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe Skender Reçica, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013- 2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5 000 të rinj kanë gjetur punë gjatë 8 vjetëve të fundit”, thuhet në njoftimin për media.

- Advertisement -

Në periudhën 2021-2024, edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.

Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë.

- Advertisement -

Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorcium midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit