2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kandidati i Listës Serbe për deputet e rr ah opozitarin serb në Shtërpcë: Ai është “siptari”

Rekomandime

Goran Vasiljevic nga Shtërpca, aktivist i Nismës Qytetare “Për liri, drejtësi dhe shpëtim” ka deklaruar se mbrëmë në kafenenë ‘Kapra’ e ka rra.hur kandidati i Listës Serbe për deputet në Kuvendin e Kosovës, Branislav Nikolic. Sipas Vasiljevic ai e kishte rra.hur se kundërshtonte Listën Serbe dhe si i tillë është ‘siptar’ pra, term ofendues për shqiptarët i përdorë nga serbë fashistë.

Nikolic në anën tjetër mohon të gjithë ngjarjen, ndërsa nga polica e Shtërpcës dhe Ferizajt është refuzuar të ndajnë informacion sipas RTV KIM. “Janë rrena të gjitha, unë kisha mysafir mbrëmë në shtëpi.”

- Advertisement -

Në deklaratën për Rtv KIM Vasiljevic ka thënë se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 19:00 në një kafene në Shtërpcë së pari është ofenduar me fjalë pastaj është sulmuar edhe fizikisht nga Nikolic me dhjetë persona tjerë. Sipas tij Nikolic po rrinte në kafene në shoqëri të dhjetë miqve të tij derisa ai ishte me dy miq të tij.

“Ata tanimë ishin në gjendje të dehur dhe kur ne po dilnim, dolën edhe shtatë a tetë prj tyre. Mua më ndaloi ish deputeti Branislav nikolic dhe më pyeti – “Çfarë ke ti kundër meje, familjes time dhe Listës Serbe?” e shtoi se Nikolic e shau dhe ofendoi dhe ftoi miqtë e tij ta mbajnë derisa Nikolic, siç pretendon e rrihte.

“Personalisht ai Branislavi më ka goditur, ata tjerët më mbanin, ata diku dhjetë” tha Vasiljevic. “Ai është kundër Listës Serbe, ai është ‘siptar’” ka thënë mes ofendimeve tjera Nikolic sipas Vasiljevic. Sipas tij ata këtë e bënë pasi ai është certifikuar dje nga KQZ për zgjedhje në partinë e Nenad Rasic. Dëshironin të më frikësonin, kjo është taktika tyre. Nuk e di çfarë do të bëjnë tjetër deri në zgjedhje”, tha Vasiljevic.

- Advertisement -

Vasiljevic, pasi është rra.hur, së pari është paraqitur në stacionin e Policisë në Shtërpce, e pastaj edhe në qendrën mjekësore ku i janë vërtetuar plagë në hundë dhe kokë.

Në raportin e policisë të Shtërpcës sipas lajmit të RTV KIM, emri i Branislav Nikolic nuk përmendet askund në lidhje me këtë rast. Theksohet se pas deklaratës së Vasiljevic janë arrestuar tre persona meshkuj. RTv KIM raporton se nga stacioni i Policisë në Shtërpcë nuk dëshironin të jepnin më shumë informacion rreth këtij rasti dhe i referuan më tej nga rreshteri Batri Shabani në Policinë Regjionale në Ferizaj që e ka marrë rastin përsipër rastin. Megjithatë, zyrtari për marrëdhënie me publik në policinë rajonale në Ferizaj nuk ka dëshiruar të bisedoj për rastin, sipas RTV KiM.

- Advertisement -

Në ndërkohë, Vasiljevic, thotë se nuk pret diçka më shumë nga organet e rendit, por shtoi se do të pajtoj një avokat, dhe se do të informoj për këtë OSBE dhe përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Nenad Rasic, presidenti i partisë progresiv demokratike, parti që mbështetet nga Nisma Qytetare “Për liri, drejtësi dhe shpëtim”, pret që Branislav Nikolic të hetohet, transmeton Gazeta Metro.

“Nëse shikohet nga këndvështrimi politik, kjo tregon se përfaqësuesit e popullit janë njerëz të pafytyrë që nuk kanë asgjë të shenjtë, që vetëm me dhunë fizike dhe çdo lloj tjetër të dhunës duan të realizojnë pjesëmarrjen në parlamentin e Kosovës” ka thënë Rasic.

Kujtojmë se Nikolic ishte zbuluar se isht oficer i agjencisë së sigurisë së Serbisë (BIA).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit