2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kështu i larguam forcat serbe nga Gllogjani, ky ishte prifti nga Peja që na ndihmoi

Rekomandime

NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA

- Advertisement -

Ofensiva e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe më 2-4 gusht 1998 në Lugun e Baranit dhe vendosmëria e ushtarëve tanë për ta mbrojtur territorin, rezultoi me sukses për forcat tona.

Pas atij incidenti, i cili mund të kishte pasoja të pa parashikueshme, me zgjuarsinë dhe refuzimin tim si ushtarak i karrierës, duke mos shkuar në objekt. Edhe shprehja e mllefit ë prefektit i cili shante pa ndërprerë atë oficer të ushtrisë Shqiptare, pra Dobrunën,si duket u reflektua dhe evitua rreziku pa pasoja.

Pas ofensivës së forcave serbe, të 2-4 gushtit të 1998, në Lugun e Baranit dhe depërtimit deri në fshatrat Nepole dhe Gllogjan i Pejës, për shkak të rezistencës së njësive Operative, Brigadës 131-të dhe Iuftëtarëve të Shtabeve Lokale të fshatrave, forcat serbe ishin detyruar të ndalojnë në këto dy fshatra.

Fshati Nepole, kishte rezistuar me shumë vendosmëri, duke shkaktuar armikut humbje në teknikë dhe njerëz, dy policë të vr.arë e disa të plagosur dhe si rezultat i kësaj rezistence, agresori serb pasi plaçkiti dhe demoloi shtëpitë e fshatit, më pastaj iu vë zjarrin me bomba ndezëse iu qet flakën 38 shtëpive. Këtu ndezët dhe shkatërrohet i tëri edhe autobusi të cilin e kishte dhënë në përdorim të Brigadës për intervenim të shpejtë, Ragip Kastrati nga Raushiqi i Pejës.

- Advertisement -

Popullata civile e fshatit Gllogjan por edhe një pjesë e Nepoles u strehuan në kishën e fshatit , ku i mori në mbrojtje prifti i atij fshati Don Kelmend Spaqi, i cili e ndihmoi popullatën dhe i shpëtoi nga më e keqja gjatë ofensivës së forcave serbe 2-4 gusht 1998 në Luginën e Baranit.

Pa marrë parasysh se fshatarët kishin mbrojtjen e njeriut të Zotit, forcat serbe, maltretuan popullatën civile brenda përbrenda kishës, janë dëgjuar britmat dhe kukamat shumë largë, të cilat ishin zë i femrave.

- Advertisement -

Në këtë fshat, agresori serb, i plaçkit dhe demolon 4-5 shtëpi. Më së keqi kishte pësuar shtëpia e Mhill Berishës, në të cilën Komanda e Brigadës 131-të, kishte pasur takime dhe tubime me shtabin lokal, në të cilat kishte marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj në fillim të ardhjes dhe vendosjes e brigadës në shkollë të Baranit më 12 korrik 1998, duke theksuar se tash jemi më të sigurtë, pasi kanë ardhur eprorët ushtarakë, të cilët janë mjeshtër të zanatit të vet.

Prifti i fshatit, Don Kelmend Spaqi, nga Gllogjani i Pejës, kishte ndihmuar edhe njësitet operative duke iu dhënë një informatë të ekzagjeruar forcave serbe. Gjatë qëndrimit në fshat dhe kishë të fshatit, forcat serbe, kishin lansuar informator në brendësi të Baranit për të marrë informata, posaçërisht për njësitet e rregullta operative, mirëpo ne me zhvillimin e sistemit zbulim dhe kundërzbulim, në Brigadë, kemi zbuluar këtë taktikë serbe, ndaluam dhe kapëm disa të tillë, por që një e liruam duke i dhënë detyrë shtesë.

E përgatitem për ti informuar forcat serbe se këtu janë njësitet e rregullta operative të UÇK-së mirë të organizuar me eprorë karriere të cilët kanë kryer shkollat ushtarake, akademitë, në territorin e “ Ish Jugosllavisë” dhe numri i tyre me ushtarë kalon shifrën mbi 3000 veta.

Këtë informacion ua konfirmon edhe prifti para forcave serbe në kishë të Gllogjanit. Forcat serbe pas kësaj, përgatiten të tërhiqen sepse e vlerësojnë se numerikisht janë në disavantazh, dhe për këtë munden të dalin humbës të betejës.

Kështu edhe ndodhi, ata, pra forcat serbe u tërhoqën dhe ne rikthyem pozicionet tona të cilat ishin përkohësisht të humbura, duke i vënë prape nën kontrollin tonë.

Këtë taktikë, e përdora bazuar në strategun Iuftarak Sun Tzu, një gjeneral filozof kinez i cili kishte jetuar 544 vite para Krishtit dhe i cili kishte hartuar një doktrinë ushtarake në librin e tij të famshëm “Arti i Iuftës”, të cilin e kam përpunuar dhe studiuar me vëmendje, vite të tëra, e që më hyri në punë në këtë ofensivë.

Njësitet tona të rregullta operative Brigada 131, dhe Iuftëtarët e fshatrave të shtabeve lokale kishin blokuar aksin rrugor që shpie prej Nepoles-Gllogjanit për në Baran tek kodra e fshatit Kosuriq në mënyrë që të asgjësohen mjetet Iuftarake, tanket, autoblindat dhe makineria vr.astare përcjellëse.

Iuftëtarët e të dy grupeve kishin qëndruar në front për 24 orë të uritur dhe etur, sepse përgatitja e ushqimit, furnizimi dhe transportimi ishte çrregulluar për shkak të zhvillimeve Iuftarake si pasojë e ofensivës serbe. Bashke me ushtarë në vijën e parë të Frontit kishin qëndruar eprorët: Musa Draga, komandant i batalionit të dytë dhe Esat Ademaj, komandant i Batalionit të tretë me ndërrime të herë pas herëshme.

Pas një kohe, vet i vizitova ata Iuftëtar trima dhe komandanta të zellshëm në vijën e parë të frontit, duke u sjellur bukë e djathë, të cilin ushqim e prisnin me padurim (s’po them gjath se ne Gjilanasit kështu e shqiptojmë këtë falë, “Gjali i Gilanit han gjath me gjishta”).

Morali i ushtarëve u ngrit edhe më lartë dhe ishin tejet të gëzuar për vizitën që ua bëra, duke shkuar te çdo ushtarë në istikamë, duke biseduar me secilin veç e veç. Ishte një ndjenjë e veçantë sa të vendosur ishin ushtarët trima Iuftëtar lirie, për ta mbrojtur Lugun e Baranit dhe këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.

Si taktikë përcjellëse kishim zgjedhur heshtje të plotë pa shtënje armësh edhe pse kishim mundësi t’i asgjësonim disa që lëviznin aty këtu, por që ne zbulonim pozicionin tonë dhe pastaj pasonin granatimet. Mirëpo plani ishte se nëse forcat serbe vazhdojnë lëvizjet në aksim Rrugor Gllogjan-Kosuriq, në momentin e afrimit 20 m nga pozicionet tona, ushtarët tanë kishin për detyrë ta asgjësojnë mjetin e parë qoftë autoblindë, apo tank me murtaja të krahut, Zola dhe Osa, të bllokohet kolona, e pastaj të pranohet Iufta për së afërmi deri te asgjësimi i plotë i forcave serbe.

Ne ishim në epërsi strategjike dhe taktike, armiku iu frikësua ndërmarrjes së asaj avanture dhe një lëvizje apo sulm i tillë nuk ndodhi. Më mirë që s´ndodhi shpëtuan ata shpëtuam ne, por më e rëndësishmja është që shpëtoi popullata civile prej një masakre të mundshme.

Forcat serbe u detyruan të largohen nga Gllogjani dhe Nepola, ndërsa ne rimorëm pozicionet e mëparshme, pa pasur humbje në ushtarë dhe teknikë Iuftarake duke u kujdesur për popullatën civile që mos të bëhej ndonjë masakër ndaj tyre, duke qenë i kujdesshëm në mbledhjen e informatave, reagimit profesional ushtarak në zbatimin e strategjisë dhe taktikave të gjeneralit ushtarak dhe fillozofit, Sun Tzu-s, Clauzeëitzi kines i njohur për veprën e lën pas: “Arti Iuftarak” e cila taktikë u përdor në këtë rast si në raste të veçanta dhe përafërsisht të njëjta.

Strategjinë ushtarake të Sun Tzu-s edhe sot e zbatojnë aleanca të ndryshme ushtarake si NATO-pakti, ka përdorë edhe “Pakti i Varshavës, agjencionet sekrete të sigurisë si CIA, KGB dhe organizatat civile dhe firma gjigante ekonomike me renome Botërore.

Në anën e majt të lumit Bistrica pata vendosur ushtarin më Iuftarak dhe të përgatitur mirë, i cili kishte marrë pjesë në betejën e Loxhës, ku ishte plagosur, Sinan Shala, me disa ushtarë të cilët kishin për detyrë ta mbrojnë depërtimin e forcave serbe posaçërisht mjeteve të blinduara, autoblindat dhe tanket, t´ju pamundësohet vazhdimi nga Nepolja në drejtim të fshatit Llugagji e posaqërisht të mos lejohet kalimi i urës për të dalur në anën e majtë të Bistricës që të rrezikohet Jabllanica tash Shqiponja. Edhe pse ky fshat s´íshte në zonën time përgjegjëse, unë vlerësova se ishte pozicion strategjik vurja e ushtarit Shala me pushkomitraloz dhe murtaja krahu me grupin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit