4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Gjyqtari e pyeti Skënderin se sa fëmijë i ka”, avokati i tregon momentin e sikletshëm në seancën e sotme

Rekomandime

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili dyshohet për vrasjen e dajlit të tij, thotë se klienti i tij më me dëshirë qëndron në paraburgim, për atë arsye nuk e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

- Advertisement -

Avokati i tij, në emisionin “Frontal” në T7 tregon momentin e sikletshëm kur gjykatësi e pyeti Skënder Krasniqin se sa fëmijë i ka. Ai thotë se ai ishtë një moment i papërmbajtshëm për klientin e tij.

“Nuk kemi të bëjmë më vr.asje të rëndë, sepse vr.asja e rëndë ka të bëjë me dashje, e vrasja e Albert Krasniqit nuk ishte me dashje. Skënderi ma me qef rrin në paraburgim, është një situatë e rëndë në familje.

Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë, Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyet sa fëmijë i ki, ka qenë një mospërmbajtje”, tha avokati i tij.

- Advertisement -

Albert Krasniqi dyshohet se u v.ra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Alberti u varros dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij.

- Advertisement -

Ndërsa, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

““As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, ka thënë dje avokati i tij për Express.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit