-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vjosa Osmani pas vendimit të Supremes: Me 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëherit edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik ‘Vetëvendosje’, ka insistuar se kreu i kësaj politike, Albin Kurti, do të bëhet kryeministër.

- Advertisement -

Osmani, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndryshimi ndodhë me anë të guximit.

“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Reagimi i u.d. të presidentit vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos-certifikimin e Kurtit nga Gjykata Supreme, pasi partia e tij kishte dërguar ankesë pas PZAP’së. Nga kjo parti, garimi iu është lejuar nga Supremja Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit.

- Advertisement -

Osmani është kritikuar për qasjen e saj karshi kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës, të cilën e kërcënoi me shkarkim në rast se “cënohet integriteti i Komisionit”.

Mbështetja e Osmanit ndaj Kurtit nuk është përcjellë pozitivisht nga njohësit e çështjeve politike. Analisti politik, Fitim Salihu, pati deklaruar për Express se ushtruesja e detyrës së një nga pozitave më të rëndësishme politike po sillet si “fanse” e Kurtit.

- Advertisement -

” Ky është një standard i rrezikshëm. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që Presidenti ose U.D. Presidenti ta kërcënojë haptazi KQZ-në. Vjosa Osmani po vazhdon të sillet si një fanse e zjarrtë e një militante e Albin Kurtit dhe jo si U.D. e Presidentit. Deklarata e saj e sontme ishte kërcënim i hapur autoritar ndaj KQZ-se si një institucion i pavarur”, pati thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit